aktualitet, kryesore, Lajme

Incident i rrezikshëm, tekniku elektrizohet në punë

Një teknik i sistemeve elektrike është dërguar në spital të enjten, pasi ka hasur në kontakt me tensionin elektrik.

Ngjarja ka ndodhur gjatë punës së Adul Duriçit për riparimin e një linje elektrike në Bulqizë.

Personi në moshën 50-vjeçare është dërguar me urgjencë në spital, ndërsa gjendja e tij shëndetësore mbetet ende e paqartë.

“Me datë 28.03.2024, rreth orës 13.15, shtetasi A.D., rreth 50 vjeç, me profesion elektriçist, duke punuar për riparimin e një linje elektrike, dyshohet se ka rënë në kontakt me energjinë elektrike dhe për pasojë ka mbetur i lënduar. 50-vjeçari, është transportuar menjëherë drejt spitalit, ku po trajtohet me asistencë mjekësore”, sipas policisë.

Grupi hetimor po punon në vendngjarje për zbardhjen e rrethanave.

4 Këshilla për një Udhëtim Ekonomik në Shqipëri

Për ata që duan të udhëtojnë pa shpenzuar shumë, këtu janë 5 këshilla që do t’ju ndihmojnë të shijoni një udhëtim ekonomik, por të paharrueshëm në Shqipëri. 1. Planifikoni më parë transportin dhe qëndrimin Transporti brenda Shqipërisë është i lirë,

Lexo »

100 Ide për Argëtim në Plazh

100 Ide për Argëtim në Plazh Plazhi është një nga vendet më të mira për të kaluar kohën, por nganjëherë mund të ndiheni se aktivitetet janë të kufizuara. Ja 100 ide për të mos u mërzitur kurrë në plazh, qoftë

Lexo »

Pozitivitet dhe Qetësi

Stacion TV Alternativ

Aventurat TV është burimi juaj i zgjedhur për emocionin e televizionit. Ne ofrojmë një përmbajtje të pasur dhe argëtuese për të gjithë shikuesit tanë.

Më Shumë
Sponsor