Një punonjës 55-vjeçar ka humbur jetën këtë të mërkurë pas një aksidenti në vendin e punës.
Sipas autoriteteve policore, rreth orës 09:00, në një kantier ndërtimi në Kodrën e Diellit në Tiranë, shtetasi S. B., 55 vjeç, ra nga lartësia e objektit ku ishte duke punuar.
Si pasojë e dëmtimeve të marra, ai ndërrmori jetë në spital rreth orës 13:10.
Grupi hetimor është duke punuar për të sqaruar rrethanat e kësaj ngjarje tragjike.