Në Kavajë, policia ka arritur të identifikojë, arrestojë dhe të ndalojë brenda një periudhe prej 12 orësh personin e dyshuar për vjedhjen nën kërcënimin e armës të një shume parash në një market.
Për shkak të reagimit të shpejtë, inteligjencës së policisë dhe hetimeve të ndërmarra me profesionalizëm, është arritur të identifikohet, arrestohet dhe të vë në pranga një 25-vjeçar, banues në Qerret, i dyshuar për këtë vjedhje.
Saktësisht 12 orë pas lajmërimi për vjedhjen në marketin e Qerretit, policia e Kavajës ka ndërmarë të gjitha hapat hetimore dhe procedurale për të zbardhur autorin e këtij incidenti.
Pas monitorimit të kamerave dhe përdorimit të inteligjencës së policisë, është identifikuar, arrestuar dhe ndaluar Everest Shala, 25-vjeçar, që banon në Qerret.
Operacioni policor vijon për dokumentimin ligjor të këtij rasti. Materialet procedurale janë transmetuar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm në Durrës, për veprime të mëtejshme të hetimit.