aktualitet, Lajme

Flet më në fund Elia Zaharia

Gjatë një bisede me Milaim Zekën, Elia Zaharia shprehu se konflikti me ish-bashkëshortin ishte si një “rrufe në qiell të hapur”, duke sugjeruar se deri në ato momente, procesi i ndarjes po zhvillohej në një mënyrë relativisht të qetë. Ajo theksoi gjithashtu se vajza e tyre, princesha Geraldina, ishte e pranishme gjatë konfliktit midis Princit Leka dhe babait të saj.

Pjesë nga biseda e tyre:
Zeka: Si jeni njohur me Princin?
Elia Zaharia: Jemi njohur në Tiranë gjatë pushimeve verore, kur unë kthehesha një herë në vit për të takuar familjarët.
Zeka: Kishe dëgjuar që nga oborri mbretëror ishte planifikuar që Princi të martohej me vajzën e ish presidentit Rugova, Teutën?
Elia Zaharia: Asnjëherë, nuk janë diskutuar këto gjëra. Nuk kam një koment se nuk është diçka që më përfshin.
Zeka: Pse keni reaguar në mënyrë aq të rreptë apo agresive, në video?
Elia Zaharia: Unë arsyet i kam sqaruar edhe në organet përkatëse. Për shkak të konfrontimit që pashë midis ish-bashkëshortit tim dhe babait. Nuk do të kisha zgjedhur kurrë që kjo të ndodhte, dhe aq më tepër të servirej kjo, pasi është një moment intim, familjar. Përpos statusit, unë jam njeri prej mishi, gjaku dhe shpirti.
Zeka: Reagimi yt lidhet me atë anë njerëzore…
Elia Zaharia: Po por nuk do të doja të zgjatesha për diçka që është në organet hetimore. Nuk ka asnjë arsye tjetër, çdo gjë ka qenë e sqaruar paraprakisht. Kjo që na ndodhi për familjen time ishte një rrufe në qiell të hapur, pasi ndarja po shkonte normalisht.
Zeka: Vajza si e ka pritur këtë?
Elia Zaharia: Në konfrontimin tim me Princ Lekën, vajza nuk ka qenë e pranishme, por ka qenë e pranishme gjatë konfrontimit të tij me babanë tim, për këtë jam e lënduar. Për hir të vajzës time kam zgjedhur të mos baltos askënd. Çdo gur që sot hidhet mbi mua apo babanë e saj, nesër do të kthehet në peshë për të.

4 Këshilla për një Udhëtim Ekonomik në Shqipëri

Për ata që duan të udhëtojnë pa shpenzuar shumë, këtu janë 5 këshilla që do t’ju ndihmojnë të shijoni një udhëtim ekonomik, por të paharrueshëm në Shqipëri. 1. Planifikoni më parë transportin dhe qëndrimin Transporti brenda Shqipërisë është i lirë,

Lexo »

100 Ide për Argëtim në Plazh

100 Ide për Argëtim në Plazh Plazhi është një nga vendet më të mira për të kaluar kohën, por nganjëherë mund të ndiheni se aktivitetet janë të kufizuara. Ja 100 ide për të mos u mërzitur kurrë në plazh, qoftë

Lexo »

Pozitivitet dhe Qetësi

Stacion TV Alternativ

Aventurat TV është burimi juaj i zgjedhur për emocionin e televizionit. Ne ofrojmë një përmbajtje të pasur dhe argëtuese për të gjithë shikuesit tanë.

Më Shumë
Sponsor