aktualitet, kryesore, Lajme

Festivali spanjoll në qytetin e Valencias…

Festivali spanjoll në qytetin e Valencias përfundoi të martën në mbrëmje, duke shënuar mbylljen e qindra fishekzjarreve dhe skulpturave të ngjashme me kukullat “Fallas” që digjeshin.

Ky festival, i shpallur trashëgimi jomateriale e njerëzimit nga UNESCO, simbolizon largimin e dimrit dhe ardhjen e pranverës. Monumentet e mëdha që përfaqësojnë qenie të ndryshme, reale dhe imagjinare, qëndrojnë në rrugë për disa ditë para se të digjen në fund të festës.

Gjatë këtyre ditëve të festivalit, qyteti përjeton gjallërim me muzikë, fishekzjarre dhe, natyrisht, me konsum të madh alkooli.

Konsiderohet që festivali ka origjinën në shekullin e 19-të, kur marangozët e qytetit mbledhën drurët e mbetur nga punishtet për t’i djegur në ditën e Shën Jozefit, shenjtit mbrojtës të tyre.

Me kalimin e kohës, këto konstruktime u bënë gjithnjë e më komplekse, duke u shndërruar në një shfaqje të madhe të artit të rrugës. Artistët vendas shfaqën krijime të tyre, duke u bazuar në tema specifike dhe duke shprehur shpesh çështje sociale dhe politike të aktualitetit. Duke ecë nëpër rrugët e Valencias gjatë ditëve të festivalit, vizitorët mund të shohin skulptura me mesazhe për çështje të diskutueshme ose që bëjnë parodi të politikanëve të njohur.

4 Këshilla për një Udhëtim Ekonomik në Shqipëri

Për ata që duan të udhëtojnë pa shpenzuar shumë, këtu janë 5 këshilla që do t’ju ndihmojnë të shijoni një udhëtim ekonomik, por të paharrueshëm në Shqipëri. 1. Planifikoni më parë transportin dhe qëndrimin Transporti brenda Shqipërisë është i lirë,

Lexo »

100 Ide për Argëtim në Plazh

100 Ide për Argëtim në Plazh Plazhi është një nga vendet më të mira për të kaluar kohën, por nganjëherë mund të ndiheni se aktivitetet janë të kufizuara. Ja 100 ide për të mos u mërzitur kurrë në plazh, qoftë

Lexo »

Pozitivitet dhe Qetësi

Stacion TV Alternativ

Aventurat TV është burimi juaj i zgjedhur për emocionin e televizionit. Ne ofrojmë një përmbajtje të pasur dhe argëtuese për të gjithë shikuesit tanë.

Më Shumë
Sponsor