Vëllai i madh i fundit ka ngarkuar Ilnisën dhe Liamin me një mision të fshehtë, që përfshin fshehjen e sendeve të banorëve të tjerë.
Kjo situatë ka shkaktuar shumë debat brenda shtëpisë. Një prej banorëve të prekur nga kjo është Egla, e cila nuk ka gjetur fotografinë e babait të saj. Ajo i është drejtuar banorëve me një ton shumë të rëndë dhe u ka kërkuar atyre të sjellin fotografinë.
Egla: Mos guxoni të fusni duart se unë kam gjëra të shenjta me vete, personale. Mos fusni duart e ndyra nëpër gjërat e tjetrit, të na ndyni kujtimet, na ndyni njerëzit që s’kemi më në jetë.
Meriton: Çfarë po kërkon ti Egla?
Egla: Po kërkoj foton e babit, mos ma kanë prekur. Qelbësira, ju jeni qelbësira, jeni të ulët fare.
Erjola: Po prit moj mos përgjithëso, ta marrim vesh kush e ka bërë.
Egla: Unë nuk jam çmendur tani, mos e ke lënë diku. Unë e kam lënë aty dhe e kam palosur.