Bazuar në disa pamje filmike që tregojnë një automjet me targa italiane duke kryer manovra të rrezikshme, si drift, në qytetin e Burrelit, autoritetet e policisë lokale dhe ato të policisë rrugore kanë ndërmarrë veprime për identifikimin dhe ndëshkimin e drejtuesit të këtij automjeti.
Personi që drejtonte automjetin, shtetasi E.H., 32 vjeç, i cili jeton në Itali, është shoqëruar në komisariat së bashku me automjetin e tij.
Si pasojë e kësaj, specialistët e Policisë Rrugore i kanë caktuar një gjobë administrative prej 40,000 lekësh, bazuar në nenin 139 të Kodit Rrugor.
Drejtoria Vendore e Policisë në Dibër fton qytetarët që të raportojnë çdo rast të shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor në numrin 112 dhe u siguron se do të reagojë menjëherë dhe në përputhje me ligjin.