Ish-presidenti amerikan, Donald Trump, ka shfaqur gamën e tij të produkteve sportive, një ditë pasi kompanitë e tij u gjobitën me 355 milionë dollarë për mashtrim. Trump prezantoi “Trump Sneakers” në Filadelfia. Një palë atlete të ngjyrës së floririt do të shiten për 399 dollarë. “Kjo është diçka për të cilën kam folur për 12 vjet, 13 vjet dhe mendoj se do të jetë një sukses i madh,” tha Trump. “Unë thjesht dua t’ju them, kam dashur ta bëj këtë për një kohë të gjatë,” shtoi ai gjatë prezantimit të linjës së atleteve. Vetëm 1000 palë këpucë ari ishin në dispozicion, sipas faqes së internetit të atleteve, të cilat përshkruhen si “Super Limited”.
10 Vendet më të Nënvlerësuara për të Vizituar në Shqipëri (Që nuk i njohin as shumica e vendasve)
10 Vendet më të Nënvlerësuara për të Vizituar në Shqipëri (Që nuk i njohin as shumica e vendasve) Shqipëria është një thesar i vogël mesdhetar që çdo vit po zbulohen e rizbulohen nga turistët e huaj. Por ndërkohë që