sport

Dëshira e katalanasve është që Xavi t qëndrojë

Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, dëshiron që trajneri i ekipit, Xavi Hernandez, të qëndrojë në drejtim të skuadrës edhe pas përfundimit të sezonit.

Në një intervistë për gazetën sportive “Mundo Deportivo”, kreu i klubit blaugranë shprehu shpresën e tij për qëndrimin e Xavi Hernandez në postin e trajnerit. Gjithashtu, Laporta shprehu vlerësimin për trajnerin aktual të PSG-së, Luis Enrique.

“Më pëlqen Luis Enrique, ai është shumë i zoti, por ne nuk folëm me të apo me ndonjë trajner tjetër pasi respektojmë Xavin. Më pas ai u pyet për shanset e Hansi Flick për të ardhur në Katalonjë, nisur nga zërat e vjetër që e lidhin teknikun gjermanin me klubin. Unë jam mik i mirë me agjentët Pin Zahavi dhe me Zhorge Mendes. Ata janë agjentë që i njoh prej kohësh. Por unë u kam thënë: Mos këmbëngulni sepse ne do të jemi me Çavin deri në fund të sezonit.”

Në klubin blaugrana po shqyrtohen disa emra për të zëvendësuar në stolin e trajnerit.

Në listën e kandidatëve përfshihen ish-trajneri i Bayern Munchen, Hansi Flick, Roberto de Zerbi, Jurgen Klopp dhe Julian Nagelsmann, por qëndrimi i presidentit Laporta tregon për një zvogëlim të interesit.

Presidenti pranoi se realisht nuk ishte shumë i fokusuar në gjetjen e një trajneri të ri, pasi trajneri aktual ka besimin e plotë të tij.

“Nëse Çavi dëshiron që të ikë, ata që realisht duan që të vijnë te Barça do të duhet që të presin”, e bëri të qartë ai.

4 Këshilla për një Udhëtim Ekonomik në Shqipëri

Për ata që duan të udhëtojnë pa shpenzuar shumë, këtu janë 5 këshilla që do t’ju ndihmojnë të shijoni një udhëtim ekonomik, por të paharrueshëm në Shqipëri. 1. Planifikoni më parë transportin dhe qëndrimin Transporti brenda Shqipërisë është i lirë,

Lexo »

100 Ide për Argëtim në Plazh

100 Ide për Argëtim në Plazh Plazhi është një nga vendet më të mira për të kaluar kohën, por nganjëherë mund të ndiheni se aktivitetet janë të kufizuara. Ja 100 ide për të mos u mërzitur kurrë në plazh, qoftë

Lexo »

Pozitivitet dhe Qetësi

Stacion TV Alternativ

Aventurat TV është burimi juaj i zgjedhur për emocionin e televizionit. Ne ofrojmë një përmbajtje të pasur dhe argëtuese për të gjithë shikuesit tanë.

Më Shumë
Sponsor