Ajo njihet si një aktore humoristike, e cila në të vërtetë e shoqëron të njëjtën gjë edhe në jetën personale, kur zhvishet nga rolet që interpreton.
Por Cubi Metkaj, në një intervistë për ‘Mos i bjer me top’, tregoi një anë tjetër të jetës së saj që publiku nuk ka parë shpesh.
E pyetur se cili ka qenë momenti më i vështirë në jetën e saj, ajo ka veçuar një periudhë kur pati probleme shëndetësore. Ajo tregoi se gjatë atij kohë kishte qenë në një situatë shumë të vështirë dhe që kishte menduar edhe për të hequr dorë nga jeta…
“Momenti më i vështirë ka qenë një episod në jetën time kur kam kaluar një problem të shëndetit tim fizik, kam hequr dorë nga çdo gjë, profesione, deri dhe nga jeta… kam qenë e izoluar për një periudhë të gjatë, ka qenë një moment delikat dhe për familjen dhe për mua, dhe forca më e madhe për mua kanë qenë prindërit”, u shpreh ajo.