aktualitet, kryesore, Lajme, politics

Çështja 21 Janari të hetohet nga SPAK

Gjykata e Lartë ka vendosur që dosja e ngjarjes “21 Janari” të kalohet tek SPAK për hetim.

Vendimi i Gjykatës së Lartë është i obligueshëm për SPAK, duke pranuar kështu kërkesën e familjarëve të viktimave për hetimin e ngjarjes “21 Janari” nga SPAK.

Me vendimin e Kolegjit të Bashkuar të Gjykatës së Lartë, SPAK duhet të regjistrojë një procedim penal për këtë çështje dhe të hetojë të gjithë zinxhirin e udhëheqësve të trazirave të 21 Janarit 2011 në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë, ku u vranë 4 protestues.

SPAK do të duhet të tërheqë dosjen e “21 Janarit” nga Gjykata e Tiranës, e cila ka hetuar më parë këtë çështje.

Më 21 Janar të vitit 2011, gjatë protestës para Kryeministrisë, humbën jetën Aleks Nika, Ziver Veizi, Faik Myrtaj dhe Hekuran Dedja, të cilët u shpallën “Dëshmorë të Atdheut” nga qeveria socialiste 10 vite më vonë.

4 Këshilla për një Udhëtim Ekonomik në Shqipëri

Për ata që duan të udhëtojnë pa shpenzuar shumë, këtu janë 5 këshilla që do t’ju ndihmojnë të shijoni një udhëtim ekonomik, por të paharrueshëm në Shqipëri. 1. Planifikoni më parë transportin dhe qëndrimin Transporti brenda Shqipërisë është i lirë,

Lexo »

100 Ide për Argëtim në Plazh

100 Ide për Argëtim në Plazh Plazhi është një nga vendet më të mira për të kaluar kohën, por nganjëherë mund të ndiheni se aktivitetet janë të kufizuara. Ja 100 ide për të mos u mërzitur kurrë në plazh, qoftë

Lexo »

Pozitivitet dhe Qetësi

Stacion TV Alternativ

Aventurat TV është burimi juaj i zgjedhur për emocionin e televizionit. Ne ofrojmë një përmbajtje të pasur dhe argëtuese për të gjithë shikuesit tanë.

Më Shumë
Sponsor