Shqipëria po bëhet një destinacion i preferuar jo vetëm për pushime, por edhe për qëllime biznesi dhe arsye shëndetësore.
Rritja e sektorit të turizmit në vendin tonë padyshim ndikon edhe jehona e mediave të huaja, të cilat kanë prezantuar Shqipërinë në mënyrë të lavdishme.
Në artikullin e fundit të “Breaking News Network”, narrativa turistike e Shqipërisë po merr një kthesë të re, duke e pozicionuar vendin tonë si një destinacion që vlen të vizitohet gjatë gjithë vitit. Këtë e dëshmojnë edhe shifrat zyrtare.
Këtë vit, ka pasur një rritje të jashtëzakonshme të numrit të vizitorëve, me gati gjysmë milion turistë, një dëshmi e qartë e rritjes së sektorit të turizmit.
Afro 475,000 vizitorë nga Evropa e konsiderojnë Shqipërinë si një destinacion të preferuar të sapo zbuluar në listën e tyre të udhëtimeve. Rritja e turistëve nga SHBA-ja me 20% dhe një rritje prej 40% nga Azia Lindore dhe Paqësori tregon një rritje të turizmit në shkallë globale, tërhequr nga historiku i pasur, peizazhet e mrekullueshme dhe mikpritja e ngrohtë në Shqipëri.
Kjo rritje nuk është vetëm për pushime, por edhe për udhëtime shëndetësore apo biznesi. Ndërkohë, shqiptarët gjithashtu po dalin më shumë jashtë vendit, duke eksploruar botën me një rritje prej 19%.
Kjo është një shenjë e mirë për ekonominë kombëtare dhe mirëqenien e qytetarëve, siç raporton gazeta britanike.