aktualitet

Banka e Shqipërisë: “Në vitin 2023, numri total i llogarive bankare 3.24 milionë”

Numri total i llogarive bankare në përfundim të vitit 2023 shënoi një rritje prej 4.2% krahasuar me vitin e mëparshëm, ose një shtim prej 127 mijë llogarive aktive sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë.

Llogaritë individuale rezidente arritën një total prej afërsisht 2.94 milionë, duke regjistruar një rritje vjetore prej 4.4%. Ndërsa, numri i llogarive të bizneseve rezidente përjetoi një rënie prej 3% gjatë vitit 2023, pasi ishte në nivelin më të lartë në vitin 2022, me 239 mijë llogari.

Numri i llogarive të jorezidentëve shënoi një rritje të fortë vjetore, duke u rritur me 20% krahasuar me vitin 2022, duke arritur në më shumë se 60 mijë llogari. Llogaritë e jorezidentëve përbëjnë rreth 1.9% të totalit të llogarive në bankat shqiptare.

Banka e Shqipërisë vlerëson se përqindja e individëve në moshë madhore që posedojnë një llogari bankare është në rritje, arritë në 70%, krahasuar me rreth 40% të vlerësuara në vitin 2017.

Në tremujorin e dytë të këtij viti, pritet të hyjë në fuqi ligji i ri “Për llogarinë e pagesave me shërbime bazike”, i cili u miratua nga Kuvendi i Shqipërisë në muajin Dhjetor të vitit të kaluar. Kjo legjislacion i ri pritet të ketë një ndikim të ndjeshëm në rritjen dhe përdorimin e llogarive bankare nga qytetarët shqiptarë.

4 Këshilla për një Udhëtim Ekonomik në Shqipëri

Për ata që duan të udhëtojnë pa shpenzuar shumë, këtu janë 5 këshilla që do t’ju ndihmojnë të shijoni një udhëtim ekonomik, por të paharrueshëm në Shqipëri. 1. Planifikoni më parë transportin dhe qëndrimin Transporti brenda Shqipërisë është i lirë,

Lexo »

100 Ide për Argëtim në Plazh

100 Ide për Argëtim në Plazh Plazhi është një nga vendet më të mira për të kaluar kohën, por nganjëherë mund të ndiheni se aktivitetet janë të kufizuara. Ja 100 ide për të mos u mërzitur kurrë në plazh, qoftë

Lexo »

Pozitivitet dhe Qetësi

Stacion TV Alternativ

Aventurat TV është burimi juaj i zgjedhur për emocionin e televizionit. Ne ofrojmë një përmbajtje të pasur dhe argëtuese për të gjithë shikuesit tanë.

Më Shumë
Sponsor