aktualitet, kryesore, Lajme, politics

Balla paralajmëron ligj për dhunën online

Rastet e fundit të ngacmimeve online që kanë çuar në vetëvrasjen e disa grave, kanë shtyrë Ministrinë e Brendshme të Shqipërisë të ndërmarë një iniciativë për hartimin e një ligji të ri që do të adresojë mungesën e një legjislacioni specifik për dhunën online.

Në një takim të mbajtur në rastin e 8 Marsit, ministri i Brendshëm, Taulant Balla, ka identifikuar disa forma të dhunës që shfaqen në ambientin online.

“Unë e kam merakun tek pjesa që nuk e kemi fare dhe që bota e quan “Cyber Bullying Law”. Pra ne kemi një situatë që gjithë pjesën e dhunës që ndodh online e kemi të pambuluar me ligj. Kam identifikuar disa forma të dhunës. E para është përndjekja kibernetike. Nuk ekziston fare në legjislacionin tonë. Ngacmimi kibernetik. Bota e quan, “cyber harassment”. Sa raste përmendi avokatja për shembull. Edhe rasti i Durrësit ishte i këtij lloji. Pra dikush krijoi një ngacmim kibernetik dhe viktima nuk ia doli dot të shpëtonte nga stigma dhe pastaj erdhën dhe arsyet e tjera. Gjuha e urrejtjes në internet. Nxitja e dhunës përmes urrejtjes. Abuzimi me imazhin intim pa vullnetin e palës. Shantazhimi seksual. Pastaj janë një sërë termash që nuk ia gjejmë dot shqip për shembull “trolling”, një akt i qëllimshëm i joshjes së të tjerëve në diskutime të padobishme dhe pastaj bie pre. Dhe sa vajza dhe gra raportojnë çdo ditë në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë për disa kanale të çuditshme që hapen në Telegram, apo në rrjete sociale për të cilat natyrshëm ne kemi filluar të bëjmë një punë”, u shpreh Balla.

4 Këshilla për një Udhëtim Ekonomik në Shqipëri

Për ata që duan të udhëtojnë pa shpenzuar shumë, këtu janë 5 këshilla që do t’ju ndihmojnë të shijoni një udhëtim ekonomik, por të paharrueshëm në Shqipëri. 1. Planifikoni më parë transportin dhe qëndrimin Transporti brenda Shqipërisë është i lirë,

Lexo »

100 Ide për Argëtim në Plazh

100 Ide për Argëtim në Plazh Plazhi është një nga vendet më të mira për të kaluar kohën, por nganjëherë mund të ndiheni se aktivitetet janë të kufizuara. Ja 100 ide për të mos u mërzitur kurrë në plazh, qoftë

Lexo »

Pozitivitet dhe Qetësi

Stacion TV Alternativ

Aventurat TV është burimi juaj i zgjedhur për emocionin e televizionit. Ne ofrojmë një përmbajtje të pasur dhe argëtuese për të gjithë shikuesit tanë.

Më Shumë
Sponsor