Lajme, sport

Asllani shënon gol me Interin

Mesfushori i Kombëtares Shqiptare, Kristjan Asllani, ka thyer më në fund mallkimin dhe ka shënuar golin e parë me fanellën e Interit në kampionatin italian.

Në ndeshjen kundër Xhenoas, e cila u fitua me rezultatin 2-1, Asllani shënoi golin e parë për zikaltërit në minutën e 31-të të ndeshjes.

Golin e shënoi pas një pasimi të Sançez në zonë, duke treguar precizion në goditjen e rrjetës.

Kjo ishte ndeshja e 36-të në kampionatin italian dhe ndeshja e 53-të në total si lojtar i Interit. Golin e fundit në kampionatin italian, Asllani e kishte shënuar kur ishte lojtar i Empolit dhe pikërisht kundër Interit.

Asllani është titullar për herë të tretë radhazi në ndeshje, treguar që trajneri Inzagi ka besim te talenti i tij. Pas kësaj fitore, Interi shkëputet ndjeshëm, duke u vendosur 15 pikë larg Juventusit, vendit të dytë në renditje.

4 Këshilla për një Udhëtim Ekonomik në Shqipëri

Për ata që duan të udhëtojnë pa shpenzuar shumë, këtu janë 5 këshilla që do t’ju ndihmojnë të shijoni një udhëtim ekonomik, por të paharrueshëm në Shqipëri. 1. Planifikoni më parë transportin dhe qëndrimin Transporti brenda Shqipërisë është i lirë,

Lexo »

100 Ide për Argëtim në Plazh

100 Ide për Argëtim në Plazh Plazhi është një nga vendet më të mira për të kaluar kohën, por nganjëherë mund të ndiheni se aktivitetet janë të kufizuara. Ja 100 ide për të mos u mërzitur kurrë në plazh, qoftë

Lexo »

Pozitivitet dhe Qetësi

Stacion TV Alternativ

Aventurat TV është burimi juaj i zgjedhur për emocionin e televizionit. Ne ofrojmë një përmbajtje të pasur dhe argëtuese për të gjithë shikuesit tanë.

Më Shumë
Sponsor