Ka shumë biseda lidhur me një largim të Andreas Christensen nga Barcelona, ekipi ku ai është pjesë që nga vera e vitit 2022, kur u transferua nga Chelsea me statusin e lirë. Mbrojtësi danez, i cili ka luajtur 69 ndeshje dhe ka shënuar 3 gola për Kombëtaren e Danimarkës, thekson se është shumë i lumtur tek skuadra katalanase dhe nuk ka në plan të ndryshojë ambientin.
“Unë do të shkoj askund tjetër. Kur erdha te Barcelona, unë e dija se ku po vija. Jam shumë i lumtur këtu. Nuk do të largohem”.
Nuk mungon një koment për rolin e ri si mesfushor dhe largimin e trajnerit Xavi në fundin e sezonit.
“Ka kaluar shumë kohë që kur kam luajtur për herë të fundit në këtë pozicion dhe padyshim që duhet të mësohem me shumë gjëra. Por, në fakt më pëlqen të luaj në mesfushë.