Rezultatet në fushën e lojës nuk janë të mjaftueshme për të siguruar një jetë të qetë për Carlo Ancelotti në Spanjë.
Trajneri italian është përfshirë në një hetim financiar nga prokuroria, e cila ka kryer një hetim të detajuar në lidhje me të dhe ka kërkuar një dënim me 4 vite e 9 muaj burg.
Hetimi është kryer nga prokuroria e Madridit dhe ka të bëjë me periudhën e parë të Ancelottit në drejtimin e Real Madrid, në periudhën 2013-2015. Sipas konkluzionit të prokurorisë, gjatë kësaj kohe, është vërtetuar se Ancelotti ka kryer evazion fiskal për më shumë se një milionë euro gjatë dy viteve.
Deri më tani, Ancelotti nuk ka komentuar hetimet e prokurorisë spanjolle. Është e mundur që ai të arrijë një marrëveshje me autoritetet tatimore, duke paguar një gjobë të konsiderueshme dhe duke vazhduar aktivitetin e tij si më parë.
Carlo Ancelotti ka rinovuar kontratën me Real Madrid pak muaj më parë, duke zgjatur bashkëpunimin deri në verën e vitit 2026.
Në Spanjë, ka pasur akuza të ngjashme për disa figura të njohura, duke përfshirë Neymarin dhe Cristano Ronaldon, të cilët janë marrë vesh me autoritetet tatimore dhe kanë paguar gjobat e tyre në shtetin spanjoll.