aktualitet, kryesore, Lajme

Aksident tragjik në Këlcyrë, 8 viktima

Një tragjedi e rëndë ndodhi në rrugën Këlcyrë-Përmet, të martën rreth orës 04:00 të mëngjesit, ku tetë persona humbën jetën.

Aksidenti ka ndodhur pranë fshatit Kuqar , sipas raportimit të Policisë.

Shtatë prej viktimave dyshohet se nuk janë qytetarë shqiptarë, ndërsa shoferi i mjetit vjen nga Shkodra.

Autoritetet policore konfirmuan se shtatë emigrantë të paligjshëm së bashku me shoferin kanë humbur jetën në vendngjarje.

Drejtuesi i mjetit dyshohet se ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga, përplasur në lumin Vjosa.

Fotot e para nga vendi i ngjarjes tregojnë një mjet të shkatërruar plotësisht, i përplasur fort në ujërat e lumit Vjosa.

Grupi hetimor është në vendngjarje, nën drejtimin e prokurorit, për të hetuar rrethanat dhe shkakun e aksidentit.

Në vendngjarje janë të pranishme edhe dy grupe të Forcës Kombëtare të Sigurisë.

Sipas burimeve të dhënësve paraprake të A2, viktimat dyshohet se janë nga vendet e Lindjes së Mesme dhe po udhëtonin me një mjet tip Benz.

4 Këshilla për një Udhëtim Ekonomik në Shqipëri

Për ata që duan të udhëtojnë pa shpenzuar shumë, këtu janë 5 këshilla që do t’ju ndihmojnë të shijoni një udhëtim ekonomik, por të paharrueshëm në Shqipëri. 1. Planifikoni më parë transportin dhe qëndrimin Transporti brenda Shqipërisë është i lirë,

Lexo »

100 Ide për Argëtim në Plazh

100 Ide për Argëtim në Plazh Plazhi është një nga vendet më të mira për të kaluar kohën, por nganjëherë mund të ndiheni se aktivitetet janë të kufizuara. Ja 100 ide për të mos u mërzitur kurrë në plazh, qoftë

Lexo »

Pozitivitet dhe Qetësi

Stacion TV Alternativ

Aventurat TV është burimi juaj i zgjedhur për emocionin e televizionit. Ne ofrojmë një përmbajtje të pasur dhe argëtuese për të gjithë shikuesit tanë.

Më Shumë
Sponsor