Roza Lati dhe Meriton Mjekiqi janë nën vëmendje të madhe për një debat të ashpër që nisi mëngjesin e sotëm, pasi moderatori drejtoi një pyetje të ndjeshme drejtuar Rozës.
Meritoni e pyeti Roza Lati nëse kishte menduar ndonjëherë të ishte pjesë e një marrëdhënie seksuale treshe, por Roza refuzoi të përgjigjej. Ajo iu kthye Meritonit duke e rikujtuar se nëse dikush do të bënte një pyetje të tillë ndaj Ilnisës, ai do ta shfrytëzonte për të fituar avantazh në finale. Ky dialog ka zgjuar një debat intens midis tyre.
Meritoni: A ke menduar ndonjëherë për treshe?
Roza: Pyetje provokative seksuale nuk kam bërë ndonjëherë.
Meritoni: Pse kur kufizohen pyetjet provokative, seksuale, inteligjente?
Roza: Kjo është shumë ofenduese, sepse ti do ta ngrije zërin që t’i ishte bërë kjo pyetja Ilnisës që të shkoje në finale.
Ky nuk ishte rasti i vetëm, dyshja u përfshi sërish në një debat banal, ku agravoi dhe fjalori mes tyre gjatë një bisede në kuzhinë.
Meriton: Po ty po të pëlqej unë sot?
Roza: Po, por jo kur ha banane.
Meriton: Ai është stili yt oj zemër.
Roza: Jo, mesa pashë ti e ke shumë të egër si stil.
Meriton: Jo, s’kafshoj banane, se kështu i bie se po më ofendon.
Roza: Kaloj në term të keq, edhe po të kishe qenë duke kafshuar një mollë unë sot do të të thosha shumë keq e ha mollën. A the ti banania të shkon ty? Kush ofendoi?
Meriton: Ai është stili jot zemër s’është i imi. Dallimi im është që kam banane.