politics

Balla takohet me përfaqësuesin e TikTok

Sot, Ministri i Brendshëm Taulant Balla zhvilloi një takim me Drejtorin e TikTok për Politikat Publike dhe Marrëdhëniet me Qeverinë për Evropën Qendrore dhe Lindore, Jakub Olek.

Në këtë takim, ministri Balla shprehu shqetësimet e tij për ngjarjet e fundit dhe theksoi rëndësinë e rritjes së vigjilencës kundër dhunës, dezinformimit, shantazheve dhe gjuhës së urrejtjes online. Ai gjithashtu kërkoi informacion të detajuar në lidhje me ruajtjen dhe përdorimin e të dhënave personale të përdoruesve.

Drejtuesi i TikTok informoi për masat që po ndërmerr për të rritur nivelin e moderimit të postimeve në gjuhën shqipe, si dhe për mundësitë që ofron aplikacioni për denoncimin e rasteve dhe për kontrollin prindëror mbi postimet e fëmijëve. gjatë ditës, ai do të takohet edhe me përfaqësues të Policisë së Shtetit dhe agjenci të tjera për të diskutuar më tej për këto çështje.

4 Këshilla për një Udhëtim Ekonomik në Shqipëri

Për ata që duan të udhëtojnë pa shpenzuar shumë, këtu janë 5 këshilla që do t’ju ndihmojnë të shijoni një udhëtim ekonomik, por të paharrueshëm në Shqipëri. 1. Planifikoni më parë transportin dhe qëndrimin Transporti brenda Shqipërisë është i lirë,

Lexo »

100 Ide për Argëtim në Plazh

100 Ide për Argëtim në Plazh Plazhi është një nga vendet më të mira për të kaluar kohën, por nganjëherë mund të ndiheni se aktivitetet janë të kufizuara. Ja 100 ide për të mos u mërzitur kurrë në plazh, qoftë

Lexo »

Pozitivitet dhe Qetësi

Stacion TV Alternativ

Aventurat TV është burimi juaj i zgjedhur për emocionin e televizionit. Ne ofrojmë një përmbajtje të pasur dhe argëtuese për të gjithë shikuesit tanë.

Më Shumë
Sponsor