Në Lushnje u zhvillua panairi “Ditët e Bujqësisë”.
“Ky panair ishte një mundësi e çmuar për të rrahur ide dhe përçuar mesazhet e nevojshëm me kolegë e ekspertë, partnerët e huaj e donatorët nga Shqipëria dhe vendet e rajonit në drejtim të objektivave të përbashkët për zhvillimin e qëndrueshëm të bujqësisë. Vetëm të bashkuar do të mund ti japim mbështetjen e duhur bujqësisë në nivel rajoni dhe përballojmë dhe kapërcejmë sfidat dhe vështirësitë e ndryshimeve klimatike në sektorin e bujqësisë”, shprehet ministria e bujqësisë.
Panairi zgjati tre ditë dhe në stendat e tij ekspozuan prodhimet e tyre 94 kompani nga më prestigjiozet në Shqipëri, Kosovë, Maqedoninë e Veriut, Itali, Zvicër etj.