Rithemelimi organizoi sot një protestë para bashkisë së Tiranës. Gjatë konfrontimit me policinë, protestuesit hodhën vezë dhe mollë në drejtim të godinës së bashkisë, duke bllokuar edhe rrugën për makinat në krah.
Protesta u shoqërua nga një numër i konsiderueshëm personash, përfshirë edhe disa deputetë të partisë së opozitës, si Gazment Bardhi dhe Agron Gjekmarkaj. Edhe kreu i PL, Ilir Meta, i bashkohet protestës, ndërsa ky ngjarje u organizua në kundërshtim me arrestimet e disa drejtorëve dhe ish-drejtorëve të bashkisë së Tiranës, të cilat u kryen me urdhër të SPAK-ut.