Romeo dhe Juli janë përfshirë në një debat të së fundmi, për shkak të një misioni sekret që u caktua nga Vëllai i Madh, Erjolës dhe Julit. Misioni ishte të fshehin të gjitha cigaret elektronike brenda në shtëpi, pa u zbuluar.
Nëse dikush do t’i zbulonte cigaret, ato do të ktheheshin, por nëse nuk do të gjendeshin, vipat qëndronin pa to. Nëse askush nuk do t’i zbulonte, Erjola dhe Juli do të kishin të drejtë të shprehnin tre dëshira, të cilat do të plotësoheshin.
Romeo ishte i gatshëm të besonte se Juli dhe Erjola kishin fshehur cigaret. Ai e argumentoi këtë me sjelljen e tyre. Për Romeon, problemi kryesor ishte mënyra si Juli u betua në emër të Zotit në një ditë aq të rëndësishme si Natë Kadri.
Edhe pse debati ndërmjet tyre vazhdoi, në fund banorët vendosën të bëjnë paqe dhe të agjëronin së bashku për shenjë respekti. Madje edhe Juli, pavarësisht besimit të tij në një fe tjetër, vendosi të agjëronte për respekt ndaj fesë islame, duke treguar solidaritet me banorët në shtëpi dhe me publikun.