Aplikacioni i njohur për mesazhe, WhatsApp, i cili është në pronësi të kompanisë “Meta”, pësoi disa probleme këtë mbrëmje, duke shkaktuar shqetësime për shumë përdorues në Europë dhe SHBA, si dhe në vendin tonë.
Përdoruesit ankohen se kanë vështirësi në shkëmbimin e mesazheve, duke përjetuar ndërprerje të shërbimit në versionin desktop dhe në aplikacionin për smartphone.
Rreth 12,000 përdorues amerikanë raportuan probleme me platformën e mesazheve, sipas një burimi të Downdetector, një ndërfaqe që monitoron ndërprerjet në shërbimet online.
Downdetector gjithashtu raporton se mbi 20,000 përdorues në Indi, rreth 46,000 në Mbretërinë e Bashkuar dhe mbi 42,000 në Brazil kanë hasur në vështirësi në përdorimin e platformës së WhatsApp.
Deri më tani, kompania “Meta” nuk ka dhënë ndonjë reagim në lidhje me këto probleme.