Ish-zyrtarja Alda Klosi ka përfunduar dënimin dhe është liruar nga burgu. Ajo u dënua nga Gjykata e Tiranës me 2 vjet e 6 muaj burg për akuzën e “fshehjes së pasurisë”, e cila u konvertua në vetëm 20 muaj pas një gjykimi të shkurtuar. Vendimi u mor më 19 Mars të këtij viti.
Edhe pse ka kryer dënimin e saj, Klosi do të qëndrojë në arrest shtëpie për akuzën e dytë për “pastrim parash”, derisa Prokuroria të vendosë pas afatit të caktuar nga Gjykata.
Në anën tjetër, sanitarja Rozeta Dobi u dënua me 7 vite burg, e cila u konvertua në 4 vite e 8 muaj për shkak të gjykimit të shkurtuar. Djali i saj, Havier Dobi, u dënua me 5 vite burg, i cili u konvertua në 3 vite e 4 muaj në burg, gjithashtu për shkak të një gjykimi të shkurtuar. Të dy akuzohen për vjedhje me pasoja të rënda.