Nga ora 5:30 e mëngjesit, një protestë e paralajmëruar për 48 orë ka filluar në doganën e Kapshticës, e cila është nën kontrollin e doganierëve grekë. Kjo protestë ka çuar në bllokimin e lëvizjeve ndërkufitare në këtë pikë hyrjeje.
Zona e doganës është e zbrazët dhe ka pasur një numër të vogël qytetarësh të udhëtuar drejt Greqisë pa pasur bagazhe të tyre.
Disa qytetarë që nuk ishin të informuar për mbylljen e kufirit kanë ardhur në doganë me mjetet e tyre, por më vonë janë detyruar të vazhdojnë rrugën e tyre drejt territorit grek duke ecë këmbë.
Turistë të huaj, pa ditur për protestën, janë përballur me nevojën për të kthyer mbrapsht.
Për 48 orët e ardhshme, vetëm ata që udhëtojnë këmbësorë pa bagazhe dhe personat për arsye shëndetësore do të lejohen të kalojnë kufirin nga dogana e Kapshticës në drejtim të Greqisë dhe Shqipërisë.
Lëvizja e mjetve të udhëtarëve, taksive dhe transportit të mallrave do të ndalojë deri në mëngjesin e 4 Prillit, kur pritet të përfundojë protesta e doganierëve grekë.