aktualitet, Lajme

Kujdes nëse dëshironi të shkoni në Greqi!

Katër pikat e kalimit kufitar me Greqinë do të jenë të mbyllura për një periudhë prej dy ditësh, për shkak të shfaqjes së protestave nga organizatat sindikale greke.

Nisur nga data 2 prill, nga ora 05:30, deri më datë 4 prill, në ora 05:30, pikat doganore në Kakavijë, Tre Urat, Qafë Botë dhe Kapshticë do të jenë të mbyllura.

Në këtë kohë, automjetet, autobusët dhe kamionët nuk do të kenë leje për të kaluar, me përjashtim të këmbësorëve pa bagazhe dhe automjeteve me emergjenca shëndetësore.

Autoritetet policore kërkojnë që qytetarët dhe drejtuesit e automjeteve që kanë planifikuar të kalojnë kufirin drejt Greqisë gjatë kësaj periudhe të përdorin pikat e tjera të kalimit kufitar.

Një ditë më parë, u lajmërua që tre pikat doganore në Kakavijë, Tre Urat dhe Qafë Botë do të ishin të mbyllura nga data 2 prill, ora 05:30, deri më datë 4 prill, ora 05:30, por sot u njoftua se edhe pika e Kapshticës do të ishte e përfshirë në këtë masë.

4 Këshilla për një Udhëtim Ekonomik në Shqipëri

Për ata që duan të udhëtojnë pa shpenzuar shumë, këtu janë 5 këshilla që do t’ju ndihmojnë të shijoni një udhëtim ekonomik, por të paharrueshëm në Shqipëri. 1. Planifikoni më parë transportin dhe qëndrimin Transporti brenda Shqipërisë është i lirë,

Lexo »

100 Ide për Argëtim në Plazh

100 Ide për Argëtim në Plazh Plazhi është një nga vendet më të mira për të kaluar kohën, por nganjëherë mund të ndiheni se aktivitetet janë të kufizuara. Ja 100 ide për të mos u mërzitur kurrë në plazh, qoftë

Lexo »

Pozitivitet dhe Qetësi

Stacion TV Alternativ

Aventurat TV është burimi juaj i zgjedhur për emocionin e televizionit. Ne ofrojmë një përmbajtje të pasur dhe argëtuese për të gjithë shikuesit tanë.

Më Shumë
Sponsor