aktualitet, Lajme, sport

Futbollistët shqiptarë në Itali do të trajtohen si vendas

Duke filluar nga sezoni i ardhshëm, futbollistët me pasaportë shqiptare do të luajnë në kampionatin italian si të barabartë dhe pa u konsideruar si lojtarë ekstrakomunitarë.

Kjo marrëveshje është arritur mes Federatës Shqiptare të Futbollit dhe Federatës Italiane të Futbollit, duke i dhënë futbollistëve shqiptarë më shumë të drejta dhe mundësi në futbollin italian.

Presidenti i FSHF, Armand Duka, ka ndjekur këtë çështje në bisedat e tij me Presidentin e Federatës Italiane, Gabriele Gravina, duke synuar një marrëveshje të tillë.

Ky vendim ka potencialin për të inkurajuar talente të reja shqiptare dhe për t’i dhënë atyre mundësinë për të konkurruar në një nivel të lartë në Seria A dhe në divizionet e tjera italiane.

Në fakt, Seria A dhe ligat e tjera italiane kanë pasur një prezencë të rëndësishme të futbollistëve shqiptarë në ekipet e tyre. Vetëm duke u referuar listës së fundit të thirrur nga trajneri Sylvinho, prej tyre 26, 8 futbollistë luajnë në elitën italiane të futbollit.

4 Këshilla për një Udhëtim Ekonomik në Shqipëri

Për ata që duan të udhëtojnë pa shpenzuar shumë, këtu janë 5 këshilla që do t’ju ndihmojnë të shijoni një udhëtim ekonomik, por të paharrueshëm në Shqipëri. 1. Planifikoni më parë transportin dhe qëndrimin Transporti brenda Shqipërisë është i lirë,

Lexo »

100 Ide për Argëtim në Plazh

100 Ide për Argëtim në Plazh Plazhi është një nga vendet më të mira për të kaluar kohën, por nganjëherë mund të ndiheni se aktivitetet janë të kufizuara. Ja 100 ide për të mos u mërzitur kurrë në plazh, qoftë

Lexo »

Pozitivitet dhe Qetësi

Stacion TV Alternativ

Aventurat TV është burimi juaj i zgjedhur për emocionin e televizionit. Ne ofrojmë një përmbajtje të pasur dhe argëtuese për të gjithë shikuesit tanë.

Më Shumë
Sponsor