Policia e Shkodrës ka zbuluar kanabis në zonën e Velipojës. Në këtë rast, materia narkotike ishte në fazën fillestare të kultivimit. Nga dy persona të identifikuar, njëri prej tyre është arrestuar, ndërsa tjetri është shpallur në kërkim.
Informacionet e siguruara nëpërmjet një rruge operative kanë ndihmuar në zbulimin e këtijj aktiviteti kriminal. Dyshohet se këta dy persona, që jetonin në fshatin Luarzë, kishin filluar të mbillnin 37,336 kubikë kanabis.
Policia gjithashtu ka sekuestruar një automjet, një traktor dhe materiale të tjera të nevojshme për kultivimin e kanabisit në këtë vend.
Hetimet vijojnë për të identifikuar të gjithë personat e përfshirë në këtë veprimtari kriminale.
Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, ka reaguar në lidhje me operacionin duke e vlerësuar punën e policisë dhe duke kërkuar shtimin e kontrolleve në terren, duke theksuar se sezoni i Pranverës shton tendencën e kultivimit të kanabisit.