Për një periudhë prej 27 vitesh, skena e famshme nga filmi “Titanik” ka qenë temë diskutimi për audiencën gjerë, duke shqetësuar se nëse dërrasa ku Rose pluskonte mbi ujë mund të kishte vend edhe për Jack.
Tani, pjesa e drurit që shpëtoi Rose nga mbytja, e modeluar për derën në hyrjen e dhomës së pritjes në klasën e parë të anijes Titanic, është shitur në ankand për një shumë prej 718,750 Dollarë.
Për vite të tëra, fansat e filmit kanë dyshuar nëse mbi dërrasën ishte vend edhe për Jack, ndërsa regjisori i filmit, James Cameron, e përjashton këtë gjë, duke e quajtur këtë diskutim si teprisht spekulativ.
“Në faqen 147 të skenarit thuhet që Jack vdes. Mendoj se është tërësisht e panevojshme që ne po e bëjmë këtë diskutim 20 vite më vonë. Por kjo tregon që filmi e bëri Jack shumë të dashur për publikun saqë u dhimbte fakti kur e panë të vdiste. Po të kishte jetuar, fundi i filmit do të ishte pa kuptim. Filmi ka të bëjë me vdekjen dhe ndarjen, Jack duhej të vdiste. Quhet art, gjërat ndodhin për arsye artistike, jo për arsye fizike”, ka thënë regjisori.
Sidoqoftë, edhe pse ky diskutim ka zgjuar interesin e shumë njerëzve, blerësi i copës së dërrasës që u përdor në film do të ketë mundësinë t’i japë fund spekulimeve dhe të provojë vetë nëse dy persona mund të qëndrojnë mbi të.