aktualitet, Udhëtime

Gazeta “Journal des Femmes” flet për Shqipërinë

Përtej kufijve, mediat vazhdojnë të fokusohen në potencialin turistik të Shqipërisë.

Gazeta franceze “Journal des Femmes” shpreh: “Shqipëria është shndërruar në një nga destinacionet turistike më tërheqëse për pushime, falë çmimeve të lira, ujërave të kristalta, natyrës së pacënuar dhe trashëgimisë së pasur kulturore”.

Ky vend po bën për vete vëmendjen e gjithnjë e më shumë vizitorëve të huaj, dhe vitit 2024 pa dyshim nuk i mungojnë perspektivat e lumtura.

Sipas specialistëve të udhëtimeve, Shqipëria është një perlë e paexploruar në Evropë, duke ofruar gjithçka nga bregdeti, malet, liqenet, deri te kanionet, së bashku me një trashëgimi kulturore unike dhe një popullsi mikpritëse.

“Gazeta des Femmes” thekson se ky vend po fiton popularitet dhe po tërheq një numër gjithnjë e më të madh udhëtarësh të interesuar për të eksploruar dhe zbuluar bukuritë natyrore dhe plazhet e mrekullueshme të Shqipërisë.

Në krahasim me Kroacinë, një nga destinacionet kryesore turistike, Shqipëria është më e lirë, duke bërë që të jetë më e arritshme për udhëtarët.

Në përfundim, revista franceze sugjeron se për ata që duan të shijojnë territore të reja këtë verë me familjen e tyre, Shqipëria është destinacioni i duhur për të eksploruar.

4 Këshilla për një Udhëtim Ekonomik në Shqipëri

Për ata që duan të udhëtojnë pa shpenzuar shumë, këtu janë 5 këshilla që do t’ju ndihmojnë të shijoni një udhëtim ekonomik, por të paharrueshëm në Shqipëri. 1. Planifikoni më parë transportin dhe qëndrimin Transporti brenda Shqipërisë është i lirë,

Lexo »

100 Ide për Argëtim në Plazh

100 Ide për Argëtim në Plazh Plazhi është një nga vendet më të mira për të kaluar kohën, por nganjëherë mund të ndiheni se aktivitetet janë të kufizuara. Ja 100 ide për të mos u mërzitur kurrë në plazh, qoftë

Lexo »

Pozitivitet dhe Qetësi

Stacion TV Alternativ

Aventurat TV është burimi juaj i zgjedhur për emocionin e televizionit. Ne ofrojmë një përmbajtje të pasur dhe argëtuese për të gjithë shikuesit tanë.

Më Shumë
Sponsor