aktualitet, kryesore, Lajme

Juventus interes për Mario Mitajn

Miqësorja që do të zhvillohet në Itali ndaj Kilisë sjell një mundësi të shkëlqyer për futbollistët e Kombëtares Shqiptare. Sytë e skautëve të klubeve italiane, menaxherëve dhe drejtorëve sportivë të ekipeve të ndryshme do të jenë të fokusuar në këtë ndeshje.

Gazeta italiane Tuttosport njofton se të premten në mbrëmje në stadiumin Enio Tardini të Parmës, do të ketë përfaqësues të Juventusit, të cilët do të vëzhgojnë mbrojtësin e Kombëtares Shqiptare, Mario Mitaj.

Në artikull theksohet se ish-trajneri i Kombëtares, Edy Reja, ka shprehur vlerësimin e tij për lojtarin, të cilit i dha debutimin më 31 Mars 2021 në ndeshjen kundër San Marinos, kur Mitaj ishte vetëm 17 vjeç.

Mitaj favorizohet për shkak të pasaportës së tij të dyfishtë; ai ka lindur në Athinë dhe ka përfaqësuar Greqinë deri në moshën 16 vjeç. Profili i tij si mbrojtës i krahut të majtë është i vlerësuar, dhe fakti që shumica e lojtarëve të Kombëtares Shqiptare luajnë në Itali ka rritur interesimin ndaj tij. Aktualisht, Mario Mitaj luan për Lokomotivën e Moskës. Klubi rus i kishte blerë për 3 milionë euro nga AEK Athens në verën e vitit 2022.

4 Këshilla për një Udhëtim Ekonomik në Shqipëri

Për ata që duan të udhëtojnë pa shpenzuar shumë, këtu janë 5 këshilla që do t’ju ndihmojnë të shijoni një udhëtim ekonomik, por të paharrueshëm në Shqipëri. 1. Planifikoni më parë transportin dhe qëndrimin Transporti brenda Shqipërisë është i lirë,

Lexo »

100 Ide për Argëtim në Plazh

100 Ide për Argëtim në Plazh Plazhi është një nga vendet më të mira për të kaluar kohën, por nganjëherë mund të ndiheni se aktivitetet janë të kufizuara. Ja 100 ide për të mos u mërzitur kurrë në plazh, qoftë

Lexo »

Pozitivitet dhe Qetësi

Stacion TV Alternativ

Aventurat TV është burimi juaj i zgjedhur për emocionin e televizionit. Ne ofrojmë një përmbajtje të pasur dhe argëtuese për të gjithë shikuesit tanë.

Më Shumë
Sponsor