aktualitet, kryesore, Lajme

Djemtë në hetim për “shtëpi bari”, konfiskohet pasuria e prindërve nga Prokuroria e Tiranës

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm në Tiranë ka konfiskuar pasuritë e pajustifikuara në pronësi të prindërve të dy shtetasve, R.D. dhe Gj.D., në kuadër të ligjit nr. 10192 “Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar, trafikimit, korrupsionit dhe krimeve të tjera nëpërmjet masave kundër pasurisë”.

Nga analiza financiare, rezultoi se shtetasit nën hetim nuk kanë pasur mundësi të justifikojnë burimin e pasurive të tyre, të cilat kanë shërbyer si burim për investime në blerjen e pasurive të paluajtshme. Gjykata pranoi kërkesën e prokurorisë dhe me vendimin e datës 13.03.2024 vendosi konfiskimin e pronave të mëposhtme:

– Apartament me sipërfaqe 103.20 m2 në rrugën Aleksandër Moisiu, Tiranë;
– Apartament me sipërfaqe 100 m2 në rrugën Aleksandër Moisiu, Tiranë;
– Garazh me sipërfaqe 17.20 m2 në rrugën Aleksandër Moisiu, Tiranë; dhe
– Garazh me sipërfaqe 17.40 m2 në rrugën Aleksandër Moisiu, Tiranë.

Pasuritë e mësipërme u konfiskuan dhe u kaluan në pronësi të shtetit pasi, sipas hetimit të kryer, rezultoi se djemtë e tyre, shtetasit V.D. dhe S.D., janë përfshirë në aktivitetin kriminal të trafikimit të narkotikëve në bashkëpunim, veprë penale e kryer jashtë shtetit (Angli).

Pasuritë e mësipërme janë akumuluar gjatë dhe pas periudhës së aktivitetit kriminal, dhe vlera e tyre nuk korrespondon me nivelin e të ardhurave dhe fitimeve të deklaruara ligjshëm, dhe as nuk është justifikuar prej tyre.

4 Këshilla për një Udhëtim Ekonomik në Shqipëri

Për ata që duan të udhëtojnë pa shpenzuar shumë, këtu janë 5 këshilla që do t’ju ndihmojnë të shijoni një udhëtim ekonomik, por të paharrueshëm në Shqipëri. 1. Planifikoni më parë transportin dhe qëndrimin Transporti brenda Shqipërisë është i lirë,

Lexo »

100 Ide për Argëtim në Plazh

100 Ide për Argëtim në Plazh Plazhi është një nga vendet më të mira për të kaluar kohën, por nganjëherë mund të ndiheni se aktivitetet janë të kufizuara. Ja 100 ide për të mos u mërzitur kurrë në plazh, qoftë

Lexo »

Pozitivitet dhe Qetësi

Stacion TV Alternativ

Aventurat TV është burimi juaj i zgjedhur për emocionin e televizionit. Ne ofrojmë një përmbajtje të pasur dhe argëtuese për të gjithë shikuesit tanë.

Më Shumë
Sponsor