aktualitet, kryesore, Lajme, politics

Gjekmarkaj mbështet bisedimet me PS

Në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve, sot, Agron Gjekmarkaj, zëvendëskryetari i Partisë Demokratike në Kuvend, theksoi se bashkëjetesa në institucione si Kuvendi është e domosdoshme për të gjitha palët.

Ai insistoi se rregullat janë të qarta në Kushtetutë dhe zgjidhja për të kthyer normalitetin është pikërisht aty.

“Po nxitem nga fjalët që u përdorën ketu, normalitet dhe protestë që të shpreh dy mendime. Duhet të kujtojmë sot se demokracia shqiptare është bijë e protestes së studentëve kundër “normalitetit” të diktatures. “Normaliteti”, sjell stanjacion i cili ka nevojë për shkundje. Nuk duhet  të kemi aversion ndaj protestave. Ato janë gjithmonë emancipuese. Të tilla kanë bërë demokratët dhe socialistët në emër të standarteve, standarte këto që mbase nuk i kemi aty ku dëshirojmë të jenë. Parlamenti dhe Kushtetuta nuk janë pronë e askujt por e qytetarëve për t’u shërbyer atyre në aspiratat e tyre. Ato janë institucione që e kanë të detyrueshme bashkëjetesën. Askush as nuk duhet as mund ti pervetësoje. Ne jemi pasionante në mbrojtje të interesave tona partiake duke notuar mes rregullave dhe hileve. Rregullat janë në Kushtetutë, aty është edhe zgjidhja. Le të kapim momentin dhe ti kthehemi arsyes, monopolin e së cilës se ka asnjë i vetëm si nocion e pasuri publike që është. Hilet pastaj, intensifikimi i tyre të çojnë drejt reagimeve! Protesta e këtyre muajve e opozites është një dobi publike, ajo vendos një standart per të tejkaluar një tjeter. Secili duhet te mesoje prej saj! Ajo le trashëgimi për jetën politike!”, tha Gjekmarkaj.

4 Këshilla për një Udhëtim Ekonomik në Shqipëri

Për ata që duan të udhëtojnë pa shpenzuar shumë, këtu janë 5 këshilla që do t’ju ndihmojnë të shijoni një udhëtim ekonomik, por të paharrueshëm në Shqipëri. 1. Planifikoni më parë transportin dhe qëndrimin Transporti brenda Shqipërisë është i lirë,

Lexo »

100 Ide për Argëtim në Plazh

100 Ide për Argëtim në Plazh Plazhi është një nga vendet më të mira për të kaluar kohën, por nganjëherë mund të ndiheni se aktivitetet janë të kufizuara. Ja 100 ide për të mos u mërzitur kurrë në plazh, qoftë

Lexo »

Pozitivitet dhe Qetësi

Stacion TV Alternativ

Aventurat TV është burimi juaj i zgjedhur për emocionin e televizionit. Ne ofrojmë një përmbajtje të pasur dhe argëtuese për të gjithë shikuesit tanë.

Më Shumë
Sponsor