Këngëtari i njohur Ardian Bujupi nuk është më single që nga disa muaj më parë, pasi raportohet se ai u martua në fshehtësi.
Lidhja e Ardian Bujupit ka qenë një nga temat më të diskutuara në media rozë, pasi ai ka qenë i kujdesshëm të mbajë larg vëmendjen e publikut, por tani është zbuluar identiteti i bashkëshortes së tij.
Gruaja e këngëtarit shqiptar është një bukuroshe e quajtur Fjolla, e njohur për aktivitetin e saj si influencuese në TikTok, ku ndan vazhdimisht video për jetën e saj të përditshme.
Megjithatë, një detaj në një prej videove të saj zbulon se ajo është bashkëshortja misterioze e Ardian Bujupit.