Blogerja e njohur dhe gruaja e djalit të ish-kryeministrit Sali Berisha, Shkëlzen Berisha, Armina Mevlani, bëri shumë bujë në rrjetet sociale me një foto ku duket me barkun e saj të rrumbullakosur.
Armina Mevlani ishte e ftuar në një emision të prezantuar nga modelja e njohur Heidi Lushtaku. Siç është e ditur, Heidi është shtatzënë dhe po pres fëmijën e saj të dytë me futbollistin Merih Demiral.
Megjithatë, vëmendja u tërhoq nga një foto e publikuar nga Heidi dhe Armina, ku të dyja shfaqeshin me barkun e rrumbullakosur, në një moment “të shëmtuar” por që bëri që ndjekësit të dyshojnë se Armina ishte në pritje.
Më vonë, Armina sqaroi se fotoja ishte thjesht një shaka. “Njëra prej nesh është thjesht e fryrë,” shkroi ajo pranë fotografisë. Kujtojmë se Armina Mevlani u martua me Shkëlzen Berishën në shtator të vitit 2022, pas një historie dashurie prej 10 vitesh.