aktualitet, kryesore, Lajme, politics

Në burg sipërmarrësi për shpërthimin në magazinën e deputetit

Sipërmarrësi i punimeve në magazinën e shërbimeve të deputetit të Lushnjës, Bujar Çela, u paraqit sot para gjykatës së Fierit për t’u njohur me masën e sigurisë.

Leonard Gjini është i vetmi person i arrestuar një javë pas shpërthimit të bombolës, ku humbën jetën babai dhe djali i tij, ndërsa 7 persona u plagosën dhe u shkaktuan dëme të mëdha materiale në banesat dhe bizneset e afërta.

Në gjykatën e Fierit, përpara gjyqtarit Dorina Alushi dhe në prani të prokuroreve Elona Gixhari dhe Lorena Salillari, si dhe avokatit Arben Zaimi, iu caktua masë e sigurisë “Arrest me burg” për 32-vjeçarin Gjini për shkeljen e rregullave të mbrojtjes në punë me pasoja të rënda.

I arrestuari nuk e pranoi akuzën, duke pretenduar se kishte lidhur kontratë të rregullt me deputetin për të ndërtuar magazinën, por puna nuk filloi kurrë dhe punëtorët që ishin aty gjatë shpërthimit nuk ishin prej tij dhe nuk ishin të kompanisë së tij të ndërtimit.

Megjithatë, Gjykata e Fierit e mbajti atë në burg me argumentin se edhe pse puna nuk filloi nga kompania e Gjinit, ai duhej të ndalonte punimet e të tjerëve, pasi vetëm ai ishte i autorizuar me kontratë ndërtimi. Ndërkohë, avokati i të arrestuarit, Arben Zaimi, kërkoi shqyrtimin e paligjshëm të ndalimit dhe vendosjen e masës së sigurisë me garanci pasurore.

4 Këshilla për një Udhëtim Ekonomik në Shqipëri

Për ata që duan të udhëtojnë pa shpenzuar shumë, këtu janë 5 këshilla që do t’ju ndihmojnë të shijoni një udhëtim ekonomik, por të paharrueshëm në Shqipëri. 1. Planifikoni më parë transportin dhe qëndrimin Transporti brenda Shqipërisë është i lirë,

Lexo »

100 Ide për Argëtim në Plazh

100 Ide për Argëtim në Plazh Plazhi është një nga vendet më të mira për të kaluar kohën, por nganjëherë mund të ndiheni se aktivitetet janë të kufizuara. Ja 100 ide për të mos u mërzitur kurrë në plazh, qoftë

Lexo »

Pozitivitet dhe Qetësi

Stacion TV Alternativ

Aventurat TV është burimi juaj i zgjedhur për emocionin e televizionit. Ne ofrojmë një përmbajtje të pasur dhe argëtuese për të gjithë shikuesit tanë.

Më Shumë
Sponsor