Pas mbledhjes së qeverisë, ministri i Jashtëm, Igli Hasani, u pyet në lidhje me dënimin e Fredi Belerit nga Gjykata e Lartë e Drejtësisë dhe nëse do të ketë ndonjë ndryshim të qasjes së Greqisë ndaj Shqipërisë në kontekstin e procesit të anëtarësimit në Bashkimi Evropian.
Hasani theksoi se qeveria e Shqipërisë respekton vendimet e gjykatave, mbështet punën për reformën në drejtësi dhe do të vazhdojë të kryejë detyrat për anëtarësim në BE. Ai nuk dha komente të mëtejshme në lidhje me çështjen e dënimit të Fredi Belerit.
“Shqipëria, qeveria e Republikës së Shqipërisë do të vazhdojë të respektojë maksimalisht vendimet e gjykatave, do të vazhdojë të mbështesë punën për reformën në drejtësi dhe do të vazhdojë të kryejë të gjitha detyrat që ne kemi për rrugën drejt anëtarësimit europian. Çdo gjë tjetër është koment i panevojshëm”, tha Hasani.
Kujtojmë se ditën e djeshme, Gjykata e Posaçme dënoi me 2 vite burg për shit-blerje votash Fredi Belerin. Pas këtij vendimi, Ministria e Jashtme e Greqisë reagoi, duke shprehur shqetësim për objektivitetin e procesit gjyqësor ndaj tij.