Muzeu Historik Kombëtar do të qëndrojë i mbyllur për një periudhë prej katër vitesh.
Institucioni ka njoftuar se do të jetë i mbyllur për vizitorët nga data 15 mars 2024 deri më datën 15 mars 2028, në kuadër të projektit të restaurimit, rikonstruksionit dhe muzealizimit të Muzeut Historik Kombëtar në Tiranë.
Procesi i rikonstruksionit do të fillojë më 16 mars, dhe gjatë kësaj kohe, vizitorët vendas dhe të huaj nuk do të kenë mundësi të vizitojnë muzeun deri në vitin 2028.