Ka reaguar Policia pas denoncimit për dhunë, të Princ Lekës dhe Elia Zaharias.
“Në Komisariatin e Policisë Nr. 1 është paraqitur shtetasi L. Z., 42 vjeç, dhe ka kallëzuar se shtetasja E. Z., 42 vjeçe, dhe shtetasi Gj. Z., 71 vjeç, kanë ushtruar dhunë ndaj tij. I është marrë deklarim shtetases E. Z., e cila gjithashtu pretendon se është dhunuar nga shtetasi L. Z. Për të dy këta shtetas janë plotësuar kërkesë paditë për urdhër mbrojtjeje të menjëhershme”, njofton policia.
Njoftohet se Princi Leka ka vizituar të bijën, e cila në këtë kohë ka qëndruar me Gjergj Zaharinë, i cili ishte duke kujdesur për mbesën pasi Elia nuk ishte në shtëpi.
Ky takim ka qenë i tensionuar, duke pasur një përshkrim të ndryshëm nga të dyja palët. Princi pretendon se ka qenë viktimë e dhunës nga Gjergji Zaharia, ndërsa ky i fundit argumenton se është në moshë të thyer dhe nuk mund të dhunojë ndaj askënd.
Pas kësaj ngjarjeje, të dy janë paraqitur në polici, ku është kryer një ekspertizë mjekësore ligjore dhe janë drejtuar në gjykatë për një urdhër mbrojtje. Pastaj, edhe Elia ka shkuar në stacionin policor me akuzat e saj për dhunë nga ish-burri.