aktualitet, Lajme

Vodhën 5 automjete, në pranga babë e bir në Kavajë

Babai dhe djali, Juljan dhe Mersin Shkalla, janë arrestuar nga policia në Kavajë me akuza për grabitjen e pesë automjeteve.

Ata, 63-vjeçari dhe djali i tij, dyshohen se kanë vjedhur 5 automjete dhe targat e 2 automjeteve të tjera, në Kavajë dhe Shijak.

Në servisin e tyre në fshatin Priskë, janë gjetur pjesë të një automjeti të vjedhur në Kavajë dhe të një automjeti tjetër të raportuar të vjedhur në Rinas.

Bazuar në hetimet dhe denoncimet nga qytetarët për vjedhjen e automjeteve të tyre, dyshohet se ata dy, në bashkëpunim me njëri-tjetrin:

– Më 22 Shkurt 2024, në Kavajë, kanë vjedhur një automjet “Range Rover” dhe një “Mercedes Benz”. (Automjeti “Mercedes Benz” është gjetur te Liqeni i Thatë më 25 Shkurt 2024);
– Më 17 Shkurt 2024, në një pikë shitjesh automjetesh në Shijak, kanë vjedhur një automjet “Audi A5”, një “Volkswagen” dhe targat e 2 automjeteve të tjera;
– Më 17 Gusht 2023, në Kavajë, kanë vjedhur një automjet “Range Rover”.

Hetimet vazhdojnë ndërsa servisi i tyre është i mbyllur. Dosjet e tyre janë dërguar në Prokurori për veprime të mëtejshme.

4 Këshilla për një Udhëtim Ekonomik në Shqipëri

Për ata që duan të udhëtojnë pa shpenzuar shumë, këtu janë 5 këshilla që do t’ju ndihmojnë të shijoni një udhëtim ekonomik, por të paharrueshëm në Shqipëri. 1. Planifikoni më parë transportin dhe qëndrimin Transporti brenda Shqipërisë është i lirë,

Lexo »

100 Ide për Argëtim në Plazh

100 Ide për Argëtim në Plazh Plazhi është një nga vendet më të mira për të kaluar kohën, por nganjëherë mund të ndiheni se aktivitetet janë të kufizuara. Ja 100 ide për të mos u mërzitur kurrë në plazh, qoftë

Lexo »

Pozitivitet dhe Qetësi

Stacion TV Alternativ

Aventurat TV është burimi juaj i zgjedhur për emocionin e televizionit. Ne ofrojmë një përmbajtje të pasur dhe argëtuese për të gjithë shikuesit tanë.

Më Shumë
Sponsor