aktualitet, kryesore, Lajme, politics

Vjen nesër delegacioni i arbëreshëve

Një përfaqësi e zgjedhur nga krahinat e komunave arbëreshe, me ftesë të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, do të bashkohet në festimet e 580-vjetorit të Besëlidhjes së Lezhës.

Presidenti Bajram Begaj pritet të presë një delegacion të gjerë arbëreshësh nga Italia, të cilët do të organizojnë një vizitë të veçantë në Shqipëri për të festuar këtë ngjarje historike.

Delegacioni përfshin drejtues të krahinave dhe komunave arbëreshe, si dhe aktivistë, gazetarë dhe përfaqësues të shoqatave që kontribuojnë për komunitetin arbëresh në marrëdhëniet me Shqipërinë.

Pritja zyrtare e arbëreshëve do të zhvillohet në Institucionin e Presidencës më datën 2 Mars në orën 07:30. Më pas, Presidenti Begaj dhe delegacioni do të udhëtojnë drejt Lezhës.

Festimet për 580-vjetorin e Besëlidhjes së Lezhës fillon në orën 10:30 me ngritjen e Flamurit tek Obelisku i Besëlidhjes së Lezhës dhe vazhdon me vizitën në Panairin e Trashëgimisë Kulturore. Ceremonia zyrtare do të mbahet në Pallatin e Kulturës në Lezhë, ku Presidenti Begaj pritet të adresojë fjalën e tij për të pranishmit.

4 Këshilla për një Udhëtim Ekonomik në Shqipëri

Për ata që duan të udhëtojnë pa shpenzuar shumë, këtu janë 5 këshilla që do t’ju ndihmojnë të shijoni një udhëtim ekonomik, por të paharrueshëm në Shqipëri. 1. Planifikoni më parë transportin dhe qëndrimin Transporti brenda Shqipërisë është i lirë,

Lexo »

100 Ide për Argëtim në Plazh

100 Ide për Argëtim në Plazh Plazhi është një nga vendet më të mira për të kaluar kohën, por nganjëherë mund të ndiheni se aktivitetet janë të kufizuara. Ja 100 ide për të mos u mërzitur kurrë në plazh, qoftë

Lexo »

Pozitivitet dhe Qetësi

Stacion TV Alternativ

Aventurat TV është burimi juaj i zgjedhur për emocionin e televizionit. Ne ofrojmë një përmbajtje të pasur dhe argëtuese për të gjithë shikuesit tanë.

Më Shumë
Sponsor