aktualitet, kryesore, Lajme, politics

Tirana do të ndihmojë për rindërtimin e qyteteve të Ukrainës

Në rolin e kryesueses së Presidencës B-40, Tirana do të shërbejë si ndihmëse kryesore në programin për rindërtimin e qyteteve të dëmtuara në Ukrainë nga agresioni rus. Erion Veliaj, kryetari i Bashkisë së Tiranës, mbajti një takim me ministren ukrainase të Industrive Strategjike, Aleksander Kamyshin, për të biseduar për përdorimin efikas të burimeve financiare.

“Përvoja që kemi me rindërtimin pas tërmetit është një eksperiencë për të ndihmuar qytetet se si të planifikojnë më shpejt, si të përdorin financat me efiçencë. Do ishim shumë të lumtur që ato punë të planifikimit që kemi nisur në Irpin dhe në disa qytete të tjera, bashkë me Stefano Boerin dhe disa arkitektë, për rindërtimin e qyteteve, dhe fakti që Tirana në një kohë shumë të shkurtër arriti të transformohet në një qytet modern, mund të jetë që fatkeqësinë e luftës dhe shkatërrimit ta kthejmë në një mundësi për prosperitet dhe urbanizim modern”, tha Veliaj.

Duke shfaqur solidaritet me popullin ukrainas, Bashkia e Tiranës ka dhënë një kontribut për ndërtimin e një shkollë të re në qytetin e Kharkivit, i cili është shkatërruar nga lufta. Ndërkaq, ajo vazhdon të ofrojë ndihmë në procesin e rindërtimit të qyteteve të prekura.

Tirana është qytet simotër me qytetin e Karkivit, ku ne kemi sponsorizuar ndërtimin e një shkolle. Por, ashtu siç kryeministri Rama dhe presidenti Zelensky po koordinojnë përpjekjen diplomatike dhe ushtarake, unë besoj se ne mund të bëjmë më shumë në përpjekjen për rikonstruksion, qoftë për vendstrehimet, qoftë për shkolla, kopshte e çerdhe. Ne nuk jemi qyteti më i pasur, por fakti se kemi qenë të parët për të ndihmuar do të thotë se ka shumë qytete në Ballkan, me rrjetin tonë të B-40, por ndoshta edhe qytete në Evropë, ku secili mund të çiftohet me një qytet tjetër”, u shpreh Veliaj.

Ministri ukrainas për Industritë Strategjike, Aleksander Kamyshin, vlerësoi pritjen dhe përpjekjet e Bashkisë së Tiranës në organizimin e samitit “Ukrainë – Europa Juglindore”, ku Presidenti Volodymyr Zelensky mori pjesë për herë të parë në Tiranë.

“Para së gjithash, jam mirënjohës që na keni ftuar në qytet, që na keni ftuar në këtë Samit. Ju dhe kryeministri keni bërë një punë të shkëlqyer, duke sjellë të gjitha vendet ballkanike së bashku. Dhe do të jemi të suksesshëm sikurse edhe duhet të jetë!”, deklaroi Kamyshin.

4 Këshilla për një Udhëtim Ekonomik në Shqipëri

Për ata që duan të udhëtojnë pa shpenzuar shumë, këtu janë 5 këshilla që do t’ju ndihmojnë të shijoni një udhëtim ekonomik, por të paharrueshëm në Shqipëri. 1. Planifikoni më parë transportin dhe qëndrimin Transporti brenda Shqipërisë është i lirë,

Lexo »

100 Ide për Argëtim në Plazh

100 Ide për Argëtim në Plazh Plazhi është një nga vendet më të mira për të kaluar kohën, por nganjëherë mund të ndiheni se aktivitetet janë të kufizuara. Ja 100 ide për të mos u mërzitur kurrë në plazh, qoftë

Lexo »

Pozitivitet dhe Qetësi

Stacion TV Alternativ

Aventurat TV është burimi juaj i zgjedhur për emocionin e televizionit. Ne ofrojmë një përmbajtje të pasur dhe argëtuese për të gjithë shikuesit tanë.

Më Shumë
Sponsor