aktualitet, Lajme

Nis seanca për katër të miturit që vranë bashkëmoshatarin e tyre

Fillon seanca gjyqësore për katër adoleshentë nga qyteti i Gramshit, të cilët në maj të vitit 2023 kryen vrasjen e bashkëmoshatarit të tyre Fatjon Bici, pas një konflikti të nisur në rrjetet sociale.

Kundër katër të miturve është ngritur akuza për “vrasje me rrethana të tjera cilësuese e kryer në bashkëpunim”.

Seanca, e cila u mbajt më 2 shkurt, u shty për shkak të mungesës së një prej gjyqtarëve, duke bërë që trupi gjykues të mos ishte i plotë me tre gjyqtarë. Në këtë seancë pati tensione të shumta dhe situata të rënda mes familjarëve në sallë.

Avokatët mbrojtës të familjarëve të viktimës kanë kërkuar që të refuzohet gjykimi i shkurtuar, i propozuar më herët nga mbrojtja e të akuzuarve.

Në rast të një gjykimi të shkurtuar, katër adoleshentët që akuzohen për “Vrasje në rrethana të tjera cilësuese e kryer në bashkëpunim” rrezikojnë dënimin maksimal prej 8 vitesh burg. Në një gjykim normal, ata nuk mund të dënohen më shumë se 12 vite burg, sipas dispozitave të Kodit të Drejtësisë Penale për të mitur.

Ngjarja e rëndë ndodhi vetëm pak metra larg shkollës, ku katër adoleshentët sulmuan kushëririn e Fatjon Bicit me thika dhe doreza forcuese, pas një konflikti të nisur në rrjetet sociale. Si pasojë, Fatjoni u vra me thikë, duke hyrë për të mbrojtur kushëririn.

4 Këshilla për një Udhëtim Ekonomik në Shqipëri

Për ata që duan të udhëtojnë pa shpenzuar shumë, këtu janë 5 këshilla që do t’ju ndihmojnë të shijoni një udhëtim ekonomik, por të paharrueshëm në Shqipëri. 1. Planifikoni më parë transportin dhe qëndrimin Transporti brenda Shqipërisë është i lirë,

Lexo »

100 Ide për Argëtim në Plazh

100 Ide për Argëtim në Plazh Plazhi është një nga vendet më të mira për të kaluar kohën, por nganjëherë mund të ndiheni se aktivitetet janë të kufizuara. Ja 100 ide për të mos u mërzitur kurrë në plazh, qoftë

Lexo »

Pozitivitet dhe Qetësi

Stacion TV Alternativ

Aventurat TV është burimi juaj i zgjedhur për emocionin e televizionit. Ne ofrojmë një përmbajtje të pasur dhe argëtuese për të gjithë shikuesit tanë.

Më Shumë
Sponsor