aktualitet, kryesore, Lajme

Vihen në pranga 4 persona në Fier, nga lojrat e fatit tek dhuna në familje

Në Fier janë arrestuar 4 persona dhe janë proceduar penalisht në gjendje të lirë dy të tjerë për vepra penale të ndryshme. Të arrestuarit akuzohen për vepra penale si vënia e basteve sportive në ambiente lokale, dhuna në familje, drejtimi i automjetit në gjendje të dehur, si dhe ndërtimi pa leje. Nga ana tjetër, ata që janë proceduar penalisht akuzohen për vënia e basteve sportive në celular dhe dëmtimi i objekteve në një komisariat. Autoritetet e zonës kanë njoftuar se për këto raste do të merret Prokuroria e Fierit për hetimin dhe zbardhjen e tyre.

Njoftimi i policisë:

DVP Fier

Lushnjë/Goditet një rast i organizimit të veprimtarisë së paligjshme të lojërave të fatit, në një lokal. Arrestohet në flagrancë 1 shtetas (pronari i lokalit), procedohet në gjendje të lirë 1 tjetër.

Në zbatim të masave të hartuara në kuadër të planit operacional “Sundimi i ligjit”, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë goditën një rast të ushtrimit të veprimtarisë së paligjshme të lojërave të fatit (baste sportive), në një lokal. Për këtë rast, këta specialistë arrestuan në flagrancë shtetasin D. S., 49 vjeç, banues në fshatin Rrapëz, Lushnjë, pronari i lokalit. Gjithashtu, referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin M. M., 45 vjeç, pasi u kap duke vënë baste sportive nëpërmjet celularit, në lokalin e shtetasit D. S. 3 celularë që përdoreshin për këtë veprimtari të paligjshme janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale.

Po këta specialistë arrestuan në flagrancë shtetasin E. K., 35 vjeç, banues në Lushnjë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj nënës së tij, e cila u pajis me urdhër mbrojtjeje.

Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore të DVP Fier arrestuan në flagrancë shtetasin M. B., 65 vjeç, banues në Mallakastër, pasi u konstatua nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier arrestuan në flagrancë shtetasin M. S., 45 vjeç, banues në Fier, pasi u konstatua nga shërbimet e Policisë, duke kryer punime ndërtimi, në një tokë në përdorim të tij, në fshatin Mbyet.

Gjithashtu, këta specialistë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. B., 38 vjeç, banues në Fier, pasi gjatë kohës që ka qenë i shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Fier, ka dëmtuar disa objekte.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

100 Ide për Argëtim në Plazh

100 Ide për Argëtim në Plazh Plazhi është një nga vendet më të mira për të kaluar kohën, por nganjëherë mund të ndiheni se aktivitetet janë të kufizuara. Ja 100 ide për të mos u mërzitur kurrë në plazh, qoftë

Lexo »

iOS 18: Këtu janë disa veçori të reja

Apple Apple sapo zbuloi përditësimin e tij të pritur me padurim iOS 18, i cili përfshin një nuancë të madhe të shijes së vet të AI. Por fjalimi kryesor i WWDC 2024 nuk do të mbahet mend vetëm për një

Lexo »

Doni të shkoni në Santorini?

Nëse po planifikoni të vizitoni Santorinim duhet të dini këto gjëra: Santorini: Perlë e Detit Egje Një nga ishujt më të famshëm të Greqisë, është destinacioni ideal për ata që kërkojnë një përvojë unike dhe të paharrueshme. Ky ishull, i

Lexo »

Pozitivitet dhe Qetësi

Stacion TV Alternativ

Aventurat TV është burimi juaj i zgjedhur për emocionin e televizionit. Ne ofrojmë një përmbajtje të pasur dhe argëtuese për të gjithë shikuesit tanë.

Më Shumë
Sponsor