Partia Demokratike ka përkujtuar 33-vjetorin e masakrës së 2 Prillit të vitit 1991 në Shkodër, ku katër persona humbën jetën gjatë një proteste kundër regjimit komunist. Ish-kryeministri Sali Berisha ka theksuar se vrasja e këtyre katër protestuesve nxitën edhe më tej qytetarët shqiptarë të luftonin për lirinë dhe demokracinë.
Ngjarjet e vitit 1991 për Berishën lidhen edhe me situatën politike aktuale në vend. Ai nënvizon se sot qytetarët shqiptarë po ballafaqohen me një qeveri të lidhur me grupet kriminale. Berisha beson se zgjedhjet e ardhshme do të ishin të lira vetëm nëse do të kishte një qeveri teknike.
Më 2 Prill të vitit 1991, gjatë një proteste kundër regjimit komunist në Shkodër, u vra Artan Broci, Bujar Bishanaku, Nazmir Kryeziu dhe Besmir Ceka.