Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, ka ftuar për një takim kryetarin e grupit parlamentar të PS-së, Bledi Çuçin, dhe kryetarin e grupit të PD-së, Gazment Bardhin, për të gjetur një zgjidhje të përbashkët.
Sipas informacioneve, Partia Socialiste është e hapur për të votuar pro ngritjes së dy komisioneve hetimore parlamentare, me kushtin që të përcaktohet objekti i veprimtarisë së tyre në mënyrë të qartë.
Në të njëjtën kohë, socialistët janë të gatshëm të pranojnë ndryshimin e bashkëkryetarit të komisionit të reformës Zgjedhore, ku do të largohet Enkelejd Alibeaj dhe do të emërohet Oerd Bylykbashi në vend të tij.