aktualitet, kryesore, Lajme, politics

Reagimi i Hasanit kundrejt pretendimeve greke

Pas mbledhjes së qeverisë, ministri i Jashtëm, Igli Hasani, u pyet në lidhje me dënimin e Fredi Belerit nga Gjykata e Lartë e Drejtësisë dhe nëse do të ketë ndonjë ndryshim të qasjes së Greqisë ndaj Shqipërisë në kontekstin e procesit të anëtarësimit në Bashkimi Evropian.

Hasani theksoi se qeveria e Shqipërisë respekton vendimet e gjykatave, mbështet punën për reformën në drejtësi dhe do të vazhdojë të kryejë detyrat për anëtarësim në BE. Ai nuk dha komente të mëtejshme në lidhje me çështjen e dënimit të Fredi Belerit.

“Shqipëria, qeveria e Republikës së Shqipërisë do të vazhdojë të respektojë maksimalisht vendimet e gjykatave, do të vazhdojë të mbështesë punën për reformën në drejtësi dhe do të vazhdojë të kryejë të gjitha detyrat që ne kemi për rrugën drejt anëtarësimit europian. Çdo gjë tjetër është koment i panevojshëm”, tha Hasani.

Kujtojmë se ditën e djeshme, Gjykata e Posaçme dënoi me 2 vite burg për shit-blerje votash Fredi Belerin. Pas këtij vendimi, Ministria e Jashtme e Greqisë reagoi, duke shprehur shqetësim për objektivitetin e procesit gjyqësor ndaj tij.

4 Këshilla për një Udhëtim Ekonomik në Shqipëri

Për ata që duan të udhëtojnë pa shpenzuar shumë, këtu janë 5 këshilla që do t’ju ndihmojnë të shijoni një udhëtim ekonomik, por të paharrueshëm në Shqipëri. 1. Planifikoni më parë transportin dhe qëndrimin Transporti brenda Shqipërisë është i lirë,

Lexo »

100 Ide për Argëtim në Plazh

100 Ide për Argëtim në Plazh Plazhi është një nga vendet më të mira për të kaluar kohën, por nganjëherë mund të ndiheni se aktivitetet janë të kufizuara. Ja 100 ide për të mos u mërzitur kurrë në plazh, qoftë

Lexo »

Pozitivitet dhe Qetësi

Stacion TV Alternativ

Aventurat TV është burimi juaj i zgjedhur për emocionin e televizionit. Ne ofrojmë një përmbajtje të pasur dhe argëtuese për të gjithë shikuesit tanë.

Më Shumë
Sponsor