Nisën punimet në portin e Shëngjinit për pritjen e personave të larguar nga vendet e tjera. Kjo është lajmëruar nga gazetari i Klan News, Martin Marku.
Burime brenda portit raportojnë se prej dy ditësh është vendosur një zonë e kufizuar ku do të ndërtohet kampi për regjistrimin e personave të larguar. Drejtoria e Portit ende nuk ka dhënë detaje për projektin, ndërsa Tv Klan ka siguruar pamje me dron të disa makinerive në port.
Më datë 19 Shkurt, Gjykata Kushtetuese miratoi marrëveshjen për personat e larguar mes Shqipërisë dhe Italisë. Pas 3 ditësh, marrëveshja u miratua në Kuvend me 77 vota pro. PDIU-ja jepi 3 vota për këtë marrëveshje. Italia do të dërgojë personat e larguar në Shqipëri që kapen dhe shpëtohen në Detin Mesdhe, fillimisht nga pranvera e këtij viti.