politics

Basha kërkon hapjen e dosjeve

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha gjatë eventit “Përballja me të kaluarën | Shikimi i shumëfaqëshëm në histori”, në kujtesë të 20 shkurtit, ditës së heqjes së bustit të diktatorit Enver Hoxha, shprehu se premtimi për hapjen e dosjeve të ish-Sigurimit të Shtetit mbetet një premtim i pambajtur.

“Dosjet famëkeqe të sigurimit të shtetit vazhdojnë të luajnë një rol në kontrollin politik të shoqërisë. Ndoshta jo në mënyrë të drejtpërdrejtë si në kohën e diktaturës, por në mënyrë indirekte. Ndaj PD ka dërguar në parlament prej kohësh një propozim I cili synin lustracionin, pra hapjen e plotë të dosjeve edhe si një shërbim ndaj shoqërisë, por edhe si eleminim ndaj atyre që akoma kontrollojnë në mënyrë të paligjshme dosejet e sigurimit të shtetit për të ushtruar presion mbi faktorë të rëndësishëm të shoqërisë. Hapja e dosjeve është një premtim i pambajtur 33-vjeçar i PD dhe sot është dita t’i kërkojmë ndjesë shqiptarëve, e në veçanti të përndjekurve politikë në këtë dështim, pa asnjë ekzagjerim epokal.

“Ekspozimi I agjenturës jugosllave dhe sovjetike në Shqipëri, nuk është hap që thjesht duhet të ndërmerret në funksion të transparencës, por dhe në funksion të një qëllimi shumë më të madh që është siguria kombëtare. Natyrisht kjo është një thirrje që i drejtohet institucioneve, por PD do të hedh dhe hapin konkret të institucionalizimit të kërkesës që këto dy rrjete të agjenturës dhe rezidenturës të dy shërbimeve ndë më armiqësoret ndaj interesave kombëtare dhe sigurisë kombëtare të Shqipërisë të mos gëzojnë më mbrojtjen e pakuptimtë që I jepet duke I mbajtur të fshehta emrat, të dhënat e këyre dy organizatave të cilat nuk kanë pasur asnjëherë një qëllim tjetër përveç sabotimit, minimit të interesave kombëtare, shqiptare”, shtoi ai.

Në veçanti, në periudhën që po përjetojmë të ringjalljes së rivaliteteve të vjetra gjeostrategjike, të ringjalljes së aspiratave sunduese të Rusisë Putiniste dhe aleatëve të vet të fshehur në Ballkanin Perëndimor, me zi fshihen tani kanë filluar të dalin dhe hapur, siç është Serbia e Vuçiçit, është jetike që institucionet përkeatëse, autoritetet në bashkëpunim me institucionet shqiptare të ligjzbatimit dhe të zbulimit të ekspozojnë agjenturën e KKB-së dhe UDB-së në Shqipëri”, tha Basha.

Në lidhje me këtë, ai bëri thirrje që autoritetet, në bashkëpunim me institucionet ligjzbatuese dhe të zbulimit në Shqipëri, të nxjerrin në dritë dosjet e KKB-së dhe UDB-së. Bashkësia duhet të informohet mbi ndikimin e agjenturave jugosllave dhe sovjetike në Shqipëri për të siguruar jo vetëm transparencën, por edhe sigurinë kombëtare.

100 Ide për Argëtim në Plazh

100 Ide për Argëtim në Plazh Plazhi është një nga vendet më të mira për të kaluar kohën, por nganjëherë mund të ndiheni se aktivitetet janë të kufizuara. Ja 100 ide për të mos u mërzitur kurrë në plazh, qoftë

Lexo »

iOS 18: Këtu janë disa veçori të reja

Apple Apple sapo zbuloi përditësimin e tij të pritur me padurim iOS 18, i cili përfshin një nuancë të madhe të shijes së vet të AI. Por fjalimi kryesor i WWDC 2024 nuk do të mbahet mend vetëm për një

Lexo »

Doni të shkoni në Santorini?

Nëse po planifikoni të vizitoni Santorinim duhet të dini këto gjëra: Santorini: Perlë e Detit Egje Një nga ishujt më të famshëm të Greqisë, është destinacioni ideal për ata që kërkojnë një përvojë unike dhe të paharrueshme. Ky ishull, i

Lexo »

Pozitivitet dhe Qetësi

Stacion TV Alternativ

Aventurat TV është burimi juaj i zgjedhur për emocionin e televizionit. Ne ofrojmë një përmbajtje të pasur dhe argëtuese për të gjithë shikuesit tanë.

Më Shumë
Sponsor